Preloader

Zgjidhje solare dhe elektroenergjetike

Energji e besueshme për shtëpi dhe biznese

Projektim, instalim dhe mirëmbajtje e sistemeve solare, baterive dhe instalimeve elektrike.

591210899 4154626868157962 5656602700437224021 n e1789892820297

Instalues të besueshëm

Profesionalizëm, siguri, përgjegjësi dhe transparencë

WhatsApp Image 2025 09 19 at 11.57.04 3
about us image 3 royal
about us image 2 royal

Rreth nesh

Zgjidhje energjetike të projektuara për performancë afatgjatë

Voltaris ofron zgjidhje profesionale për sistemet solare, ruajtjen e energjisë dhe instalimet elektroenergjetike. Nga projektimi dhe përzgjedhja e pajisjeve deri te instalimi, testimi dhe mirëmbajtja, çdo projekt trajtohet sipas kërkesave reale të objektit.

Performanca e paneleve
0 + vjet
20260718 174933 scaled

Pse Voltaris

Zgjidhje të bazuara në parime të qarta teknike

Çdo projekt zhvillohet duke kombinuar projektimin e saktë, sigurinë elektrike, përzgjedhjen e pajisjeve dhe cilësinë e instalimit.

Projektim i saktë

Çdo sistem dimensionohet sipas objektit, konsumit dhe kushteve reale të instalimit.

Siguri dhe cilësi

Instalimi realizohet me kujdes ndaj mbrojtjes elektrike, cilësisë së punimeve dhe funksionimit afatgjatë.

Si punojmë

Nga vlerësimi deri te sistemi funksional

Proces i qartë nga analiza fillestare deri te instalimi, testimi dhe dorëzimi i sistemit.

Vlerësimi

Analizojmë objektin, konsumin dhe kërkesat teknike të projektit.

01

Projektimi

Dimensionojmë sistemin dhe përzgjedhim konfigurimin e përshtatshëm.

02

Instalimi

Realizojmë montimin, instalimet elektrike dhe konfigurimin e pajisjeve.

03

Testimi dhe dorëzimi

Kontrollojmë sistemin, e vendosim në punë dhe ia dorëzojmë klientit.

04
Voltaris work

Proces i strukturuar

Nga vlerësimi deri te dorëzimi

Çdo projekt realizohet me një proces të qartë, nga analiza fillestare dhe projektimi deri te instalimi, testimi dhe dorëzimi i sistemit.

Kosovo map solar e1789919730783

Shërbime në të gjithë Kosovën

Për projekte rezidenciale, komerciale dhe industriale.

586

Projektet tona

Projekte të realizuara në kushte reale

Nga sistemet rezidenciale dhe hibride deri te instalimet industriale — shikoni disa nga projektet tona të realizuara.

Pyetjet më të shpeshta

Përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth energjisë solare

Gjeni përgjigje të qarta dhe të dobishme për pyetjet më të shpeshta rreth sistemeve solare, instalimit, kostove, kursimeve dhe performancës së sistemit.

Ende keni pyetje?

Çmimi i një sistemi solar varet nga fuqia e instaluar, lloji i inverterit, panelet, struktura montuese, kushtet e objektit dhe nëse sistemi përfshin edhe bateri. Për një vlerësim fillestar, mund të përdorni Solar Wizard ose të na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.

Fuqia e përshtatshme përcaktohet kryesisht nga konsumi vjetor i energjisë, profili i konsumit, hapësira e disponueshme dhe orientimi i çatisë. Për një vlerësim të shpejtë dhe falas, mund të përdorni Solar Wizard.

Po, në shumë sisteme bateritë mund të shtohen edhe më vonë. Kjo varet nga lloji i inverterit dhe konfigurimi fillestar i sistemit. Nëse planifikoni të shtoni bateri në të ardhmen, është mirë që kjo të merret parasysh që në fazën e projektimit.

Po. Panelet solare prodhojnë energji edhe gjatë ditëve me re, por me fuqi më të ulët për shkak të rrezatimit më të vogël diellor. Prodhimi real varet nga kushtet atmosferike, orientimi, pjerrësia dhe karakteristikat e sistemit.

Sistemet solare kërkojnë relativisht pak mirëmbajtje, por rekomandohen kontrolle periodike të instalimit, monitorimi i prodhimit, kontrolli i lidhjeve elektrike dhe pastrimi i paneleve kur ndotja ndikon në performancë. Për sistemet komerciale dhe industriale rekomandohen edhe inspektime teknike periodike.