Sisteme Solare Hibride me Ruajtje Energjie
- Home
- Shërbimet tona
- Sisteme Solare Hibride me Ruajtje Energjie
Na kontaktoni për një ofertë
Instaluar nga profesionistë që respektojnë standarde të rrepta të sigurisë.
Përdoreni energjinë diellore kur ju nevojitet
Sistemet për ruajtjen e energjisë mundësojnë që energjia e tepërt e prodhuar nga panelet solare të ruhet në bateri dhe të përdoret më vonë – gjatë mbrëmjes, në periudhat me konsum më të lartë ose në rast të ndërprerjes së furnizimit nga rrjeti.
Voltaris ofron zgjidhje moderne me bateri për shtëpi, biznese dhe objekte industriale, të përshtatura sipas konsumit, kapacitetit të sistemit solar dhe nivelit të dëshiruar të furnizimit rezervë.
Përfitimet kryesore
- Rritje e vetëkonsumit të energjisë solare
- Furnizim rezervë gjatë ndërprerjeve të energjisë
- Pavarësi dhe siguri më e madhe energjetike
- Përdorim më efikas i energjisë së prodhuar
- Monitorim dhe menaxhim inteligjent i konsumit
Zgjidhje e përshtatur për nevojat tuaja
Ekipi ynë analizon profilin tuaj të konsumit dhe përcakton kapacitetin e përshtatshëm të baterisë. Sistemi mund të instalohet së bashku me një sistem të ri solar ose të integrohet në një instalim ekzistues, nëse pajisjet dhe konfigurimi teknik e lejojnë këtë.
- Konsumin vjetor dhe faturat e energjisë
- Sipërfaqen, orientimin dhe pjerrësinë e çatisë
- Hijëzimin dhe kushtet e lokacionit
- Gjendjen e instalimit elektrik
- Mundësinë për instalimin e baterive
- Investim afatgjatë në pronën tuaj
Në bazë të këtyre të dhënave, përcaktojmë konfigurimin më të përshtatshëm për shtëpinë tuaj.
Pajisje të besueshme dhe instalim profesional
Përdorim panele solare, inverterë, bateri dhe pajisje mbrojtëse nga prodhues të besueshëm. Çdo komponent përzgjidhet sipas kërkesave teknike të sistemit dhe kushteve të instalimit.
Vëmendje të veçantë i kushtojmë sigurisë elektrike, cilësisë së kabllimit, mbrojtjes DC dhe AC, tokëzimit dhe konfigurimit të saktë të sistemit.
Pajisje të besueshme dhe instalim profesional
Na kontaktoni përmes telefonit, WhatsApp-it, emailit ose formularit të kontaktit. Ekspertët e Voltaris do t’ju ndihmojnë të zgjidhni sistemin e përshtatshëm për ruajtjen dhe menaxhimin e energjisë.
Vlerësoni fillimisht sistemin tuaj solar
Për një vlerësim paraprak të fuqisë së sistemit, prodhimit vjetor, kursimeve dhe kthimit të investimit, përdorni Solar Wizard Calculator.
— kWh/
- —
- —
- —
- —
- —