Instaluar nga profesionistë që respektojnë standarde të rrepta të sigurisë.
Zgjidhje energjetike të projektuara për të funksionuar edhe në lokacionet më sfiduese.
Në një ambient të veçantë malor, në Malet e Restelicës, realizuam një sistem solar hibrid për restorantin Baçilo Bigor. Sistemi me fuqi të instaluar prej 14,8 kWp, inverter hibrid 15 kW dhe bateri me kapacitet 12 kWh është projektuar për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike.
Për shkak të karakteristikave të lokacionit, sistemi është projektuar me fokus të veçantë në pavarësinë energjetike, besueshmërinë dhe shfrytëzimin maksimal të energjisë së prodhuar nga panelet solare.
Dhe nëse ju bie rruga në Malet e Restelicës, Baçilo Bigor është një vend që ia vlen ta vizitoni – ambient autentik malor, mikpritje, pica të shkëlqyera dhe një pamje mbresëlënëse të Sharrit.
Pronari i shtëpisë dëshironte të ulte faturat mujore të energjisë elektrike dhe varësinë nga rrjeti. Gjithashtu kërkoi një zgjidhje që përshtatet në mënyrë harmonike me konstruksionin ekzistues të çatisë, kërkon mirëmbajtje minimale dhe siguron performancë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit.
Realizimi i një sistemi solar në një lokacion malor kërkon një qasje ndryshe nga instalimet standarde. Kushtet klimatike, largësia nga infrastruktura energjetike dhe nevoja për furnizim të vazhdueshëm të një objekti hotelierik kërkuan që sistemi të projektohej me një nivel të lartë të sigurisë dhe autonomisë.
Sistemi duhej të projektohej duke marrë parasysh karakteristikat e terrenit malor, temperaturat e ulëta gjatë dimrit dhe kushtet e ndryshueshme atmosferike.
Për një restorant, vazhdimësia e furnizimit me energji është thelbësore. Për këtë arsye, sistemi duhej të kombinonte prodhimin solar me ruajtjen e energjisë në bateri dhe menaxhimin inteligjent të konsumit.
Ekipi ynë projektoi dhe instaloi një sistem solar hibrid 14,8 kWp, të kombinuar me një inverter hibrid 15 kW dhe një sistem baterish 12 kWh.
Panelet u pozicionuan për të shfrytëzuar në mënyrë optimale sipërfaqen e çatisë dhe rrezatimin diellor të disponueshëm, ndërsa sistemi hibrid mundëson menaxhimin efikas të energjisë së prodhuar dhe ruajtjen e tepricës në bateri për përdorim atëherë kur nevojitet.
Kjo pjesë është krijuar për t’ju ndihmuar të kuptoni procesin, të sqaroni paqartësitë dhe të merrni me siguri vendimin për të kaluar në energji solare të pastër dhe të besueshme.
Po, energjia solare është e përshtatshme për shumicën e shtëpive dhe bizneseve. Faktorë si hapësira e disponueshme në çati, ekspozimi ndaj diellit dhe konsumi juaj i energjisë vlerësohen për të projektuar një sistem që siguron efikasitet maksimal, kursime dhe besueshmëri afatgjatë.
Energjia e tepërt mund të dërgohet në rrjet dhe të kompensohet sipas rregullave në fuqi dhe marrëveshjes me furnizuesin. Nëse sistemi përfshin bateri, teprica mund të ruhet dhe të përdoret më vonë, për shembull gjatë natës ose kur prodhimi solar është i ulët.
Po, herë pas here ofrohen subvencione dhe programe mbështetëse për instalimin e sistemeve solare. Kushtet, shumat dhe afatet ndryshojnë sipas thirrjes përkatëse. Ekipi i Voltaris mund t’ju ndihmojë të kontrolloni mundësitë aktuale dhe të përgatitni dokumentacionin e nevojshëm.
Sistemet solare kërkojnë mirëmbajtje minimale. Rekomandohet pastrimi periodik i paneleve, kontrolli i kabllove, lidhjeve dhe pajisjeve mbrojtëse, si dhe monitorimi i inverterit dhe prodhimit të energjisë. Inspektimet profesionale ndihmojnë në ruajtjen e performancës, sigurisë dhe jetëgjatësisë së sistemit.
Energjia që punon për ju.
Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e centraleve solare, sistemeve me bateri dhe instalimeve elektroenergjetike.
Abonohuni për të marrë këshilla rreth energjisë solare, ide për kursimin e energjisë dhe përditësimet më të fundit.
Aziz Tola pn 20000, Prizren
Copyright © 2026 Voltaris LLC - energy solutions. All rights reserved.